Mëngjesi nis me më shumë se gjashtë orë pritje në Merdarë - Bota Sot
Mëngjesi nis me më shumë se gjashtë orë pritje në Merdarë

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Mëngjesi nis me më shumë se gjashtë orë pritje në Merdarë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 07:37
Pritje në Merdarë

Prania e shumë mërgimtarëve dhe e premtja, dita e fundit e punës ka bërë që me mëngjes të ketë pritje nëpër kufij.

Sipas të dhënave të qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, ende pa u bërë ora 07:00 i mëngjesit, në pikëkalimin kufitar të Merdares, në dalje pritjet ishin të gjata 400 minuta, apo gjashtë orë e 40 minuta.

Për dallim nga dalja, në hyrje të Merdarës pritjet kanë qenë vetëm gjysmë ore, derisa kolonat 40 metra.

Po ashtu, pritje në dalje deri në tri orë ka pasur edhe në pikëkalimin kufitar të Dheut të Bardhë, kurse në hyrje gjysmë ore.

Ndërkaq, sipas të dhënave, gjendja në pikëkalimet tjera kufitare ka qenë më e qetë, me nga 10-15 minuta në hyrje dhe 5 minuta në dalje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test