Haradinaj përkujton Abejën dhe dëshmorët tjerë në 20 vjetorin e rënies - Bota Sot
Haradinaj përkujton Abejën dhe dëshmorët tjerë në 20 vjetorin e rënies

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Haradinaj përkujton Abejën dhe dëshmorët tjerë në 20 vjetorin e rënies

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:20
Bekim Berisha

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e kombit Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Përmet Vula në 20 vjetorin e rënies.

Në një postim në Facebook Haradinaj i ka quajtur ata shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historsisë së Kosovës.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha - Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës. Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë. Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria. Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë! Lavdi! RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test