Çeku: Abeja ishte truri dhe shpirti i luftës së Junikut - Bota Sot
Çeku: Abeja ishte truri dhe shpirti i luftës së Junikut

Aktuale

E mërkurë, 17 tetor 2018

Çeku: Abeja ishte truri dhe shpirti i luftës së Junikut

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 13:06
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe ish komandanti i UÇK-së, Agim Çeku ka kujtuar Bekim Berishën dhe dëshmorët e rënë në luftën e Junikut, në 20 vjetorin e rënies së tyre.

Ai e ka quajtur Berishën, i njohur me nofkën “Abeja”, trurin dhe shpirtin e luftës së Junikut.

“Sot , 20 vite, nga rënia heroike e Bekim Berishës, Bedri Shalës , Elton Zherkës e Permet Vulës nderojmë emrin dhe veprën e tyre dhe përkulemi me respekt para aktit të tyre heroik. Perkulemi para të gjithë dëshmorëve që ranë në mbrojtje të Junikut dhe çdo pjese të atdheut. Në Junik, nuk u mbrojt vetëm Juniku aty u mbrojt gjithë Kosova . Duke qenë një nga pikat me strategjike te luftës , për të mos rënë Juniku, në mbrojtje te tij shkuan vullnetarë luftëtarët me të sprovuar të UCK -së, nga Drenica, Llapi, Shala, Dukagjini e gjitha zonat e UCK së”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Ceku.

“Në mbrojtje të Junikut u vunë djemtë ma të mirë të Gjakovës që kishin shkëlqyer në betejat e Dukagjinit. Në mbrojtje të Junikut ishte njëri prej luftëtareve me të shquar të UCK së, Bekim Berisha , i cili kishte sjellë në Kosovë përvojën e tij të madhe nga lufta për çlirimin e Kroacisë. Abeja ishte truri dhe shpirti i Luftës se Junikut. Unë kam pasur nderin ta njoh Bekim Berishë nga lufta në Kroaci dhe e di se sa më gëzim e ka pritur që të vijë dita të luftojë për atdheun e vet. Ai e realizoj ëndrrën për të luftuar për lirinë e atdheut të tij dhe u flijua për të. Lavdi dëshmorëve të Kombit, Lavdi UÇK -së dhe sakrificës se popullit tonë për liri”, ka shkruar Çeku. /KosovaPress/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test