Sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi, reagon MPJ - Bota Sot
Sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi, reagon MPJ

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Sulmohet ambasada e Kosovës në Suedi, reagon MPJ

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:37
Pamje nga sulmi i ambasadës në Suedi

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

 Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast.

 Sipas MPJ-së ky është sulmi i dytë ndaj ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test