Arrestimet e Gjykatës Speciale, shpëtimi i Kosovës dhe çlirimi nga robëria 20 vjeçare! - Bota Sot
Arrestimet e Gjykatës Speciale, shpëtimi i Kosovës dhe çlirimi nga robëria 20 vjeçare!

Aktuale

E enjte, 18 tetor 2018

Arrestimet e Gjykatës Speciale, shpëtimi i Kosovës dhe çlirimi nga robëria 20 vjeçare!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 gusht 2018 Në ora: 18:01
Ilustrim

Krijimi i Gjykatës Speciale dhe fillimi i arrestimeve nga kjo gjykatë për njerëzit e kriminalizuar dhe atyre të korruptuar që e varfëruan qytetarin dhe shtetin, mund të jetë shpëtimi i Republikës së Kosovës.

Pra, nuk ka dilemë se krijimi i Gjykatës Speciale ishte e domosdoshme dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për të mirën e shqiptarëve në përgjithësi dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

Qytetarët e Kosovës, që nga epoka e re e shtetit tonë, pra që nga përfundimi i luftës po ballafaqohet me gjera të shëmtuara kriminale, me krim të organizuar dhe korrupsion që pushtetarët tanë nuk menduan asnjë çast për qytetarët e varfër në shtetin e Kosovës.

Gjykata Speciale, mund të na shpëtoj nga një grup “mbeturinash”, të cilët që nga paslufta e kanë futur në grusht shtetin tonë.

Dihet mirë se, mosefikasiteti i punës së institucioneve të Kosovës, përkatësisht institucionit të drejtësisë e solli këtë Gjykatë, andaj edhe presim nga kjo që të reflekton me akuza kundër të gjithë atyre që e kanë keqpërdorur shtetin e Kosovës, për interesa të tyre familjare, partiake apo grupore e klanore.

Në fakt, klanet e pushteteve në vazhdimësi janë multimilionerët e shtetit më të varfër pothuajse në botë, Kosovës.

Nga asgjëja, ata ngritën pallatet. E këto pallate duhet të shemben mbi ata që keqpërdorën pasurinë publike, taksat qytetare dhe përfituan në krah të popullit më të varfër.

Dikasteri i drejtësisë në Kosovë, është një ndër më të korruptuarit andaj edhe ka ngecur në pikën nën zero, pasi pothusje nuk kemi asnjë kriminel ordiner të dënuar. Kjo ka ndodhur jo pse nuk kanë pasur fakte për të ekzekutuar dënimet e merituar për “vrasësit serik”, të cilët kanë kryer qindra vrasje që nga pas lufta në Kosovë, por për shkak të infiltrimit të tyre direkt apo indirekt në këto vepra kriminale.

Vrasjet e pasluftes, shumica e tyre kanë ndodhur ndaj anëtarëve apo veprimtarëve të LDK-së, vrasjet të cilat tash quhen vrasje politike. E për këto vrasje, njëri prej drejtuesëve të veteranëve të UÇK-së, kishte thënë “punë e madhe që u vranë njerëzit e LDK-së”.

Dihet shumë mirë se Gjykatatë e Kosovës veprojnë në mënyrë selektive, ata dënojnë për momentin vetëm anëtarët dhe simpatizantët e partive opozitare me apo pa fakte nëse kjo i kërkohet nga “komandantët”.

Gjykata Speciale mund ta kthjellon skenën politike në Kosovë, duke dënuar kriminelët, duke pastruar UÇK-në, për të ditur njëherë e mirë se kush ishte komandatë i vërtet e kush përfitoj nga lufta. Kjo gjykatë do të pastronte edhe skenën politike, dhe to të kthjellonte njëherë e mirë shtetin tonë.

Se sistemi i drejtësisë ka dështuar tregon fakti që atdhetarë që janë vrarë tinëzisht, si kolonel Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci, Ali Ukaj, Xhemal Mustafa, Enver Maloku, Ismet Rraci, Shaban Manaj e shumë e shumë të tjerë, që janë vepra të kriminelëve të cilët duhet të identifikohen dhe të marrin dënimin e merituar, për t’ia lehtësuar udhën lirisë dhe për t’ia forcuar themelet shtetit të Kosovës, por kjo nuk ndodhi asnjëherë deri më tani.

Andaj, krijimi fillimi i arrestimeve nga Gjykata Speciale, do të ishte një hap i madh për Kosovën dhe të ardhmen qytetare pas 20 vitesh robëri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test