Deputetët e Kuvendit: Referendumi i përmendur nga Thaçi, për momentin i pamundur - Bota Sot
Deputetët e Kuvendit: Referendumi i përmendur nga Thaçi, për momentin i pamundur

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Deputetët e Kuvendit: Referendumi i përmendur nga Thaçi, për momentin i pamundur

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:18
Vjosa Osmani dhe Bilall Sherifi

Presidenti i vendit, nuk mundet vet ta shpall referendumin, edhe nëse bëhet ligji për këtë.

Presidenti i vendit, kohëve të fundit po e përmend referendumin, si mjet me të cilin do të kërkoj që Lugina e Preshevës, t’i bashkohet Kosovës.

Por, edhe pse Kushtetuta e vendit e parasheh mundësinë e referendumit, vendi vazhdon të mos e ketë ligjin për këtë.

Anëtari i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Bilall Sherifi thotë se ende nuk ka ndonjë kërkesë që të bëhet ligji, që do tu mundësonte qytetarëve, për çështje të caktuara, të vendosnin përmes votës.

“Vendi ynë nuk ka një ligj për referendum dhe ende askush nuk ka marrë një iniciativë, madje as presidenti për të proceduar në Kuvend ligjin për referendumin. Ky ligj do të duhej në parim të rregulloj çështjen se si dhe kur mund të organizohen referendumet”, u shpreh Sherifi për RTV Dukagjinin.

Ai thotë se pa u bërë ligj, shpallja e referendumit, nuk është e mundur.

“Kushtetuta, neni 65 paragrafi 3 përcakton se Kuvendi shpallë referendumin në pajtueshmëri me ligjin, por meqë nuk kemi ligj, Kuvendi nuk mund të shpallë referendumin. Deri tani nuk kemi pasur ndonjë ide apo draft nga presidenti i cili proklamon në vazhdimësi se do të kërkojë organizimin e një referendumi”, thotë më tej Sherifi.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani-Sadriu përmes një përgjigje elektronike shprehet se kurdo që do të miratohet ligji, Presidenti nuk vendos vet për referendumin ngase nuk ka kompetencë kushtetuese.

“Kurdo që miratohet ligji, do të sigurohemi që të respektohen parimet bazë të një sistemi parlamentar, ku Kuvendi e ka fjalën kryesore kur vendoset që diçka të dërgohet në referendum. Pra, Presidenti nuk mund të vendosë vet për referendum, sepse nuk e ka këtë kompetencë kushtetuese. Kurdo që miratohet ligji, do të jetë Kuvendi, e jo Presidenti, institucioni që do të votojë nëse një çështje e caktuar do të vendoset nëpërmjet referendumit”.

Osmani edhe më parë, ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë, duhet ta ketë vulën e popullit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test