Akademik Hivzi Islami për herë të dytë i ndalohet hyrja në Serbi

Aktuale

Akademik Hivzi Islami për herë të dytë i ndalohet hyrja në Serbi

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:42
Akademik Hivzi Islami

Akademik Hivzi Islami sot për herë të dytë pala serbe ia ka ndaluar hyrjen në territorin e Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj.

“Pala serbe definitivisht është e pa interesuar dhe totalisht joserioze në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Sot, për herë të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami në pikën kufitare me Serbinë”.

Zyberi i cili tha se zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla, ka paralajmëruar masë reciprociteti me Serbinë.

“BE do te lajmërohet nga ana jone që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat