Haziri anulon konferencën e jashtëzakonshme, por jep një njoftim të rëndësishëm

Aktuale

Haziri anulon konferencën e jashtëzakonshme, por jep një njoftim të rëndësishëm

Nga: N.H Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:54
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Foto: "Bota sot"

(E plotësuar) - Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan është liruar nga paraburgimi. Ai mbrëmë është arrestuar derisa po shkonte në Maqedoni.

Lajmin për lirimin e tij e ka bërë zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

Ky i fundit e ka anuluar konferencën e jashtëzakonshme që ishte paraparë të mbahet në orën 13 e 30.

“Meqë e kemi marrë lajmin nga familja e kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK ne Gjilan, Afrim Rexhepi për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoni, ju njoftojmë se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka anuluar konferencën për media të paraparë në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas këtij njoftimi  Afrim Rexhepi gjendet në Kumanovë për çështje procedurale dhe në momentin që vie në Gjilan, opinioni do të njoftohet me kohë.

***

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban sot konferencë të jashtëzakonshme për media, pas arrestimit të kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK, dega në Gjilan, Afrim Rexhepi, nga ana e policisë së Maqedonisë

Konferenca do të fillojë nga ora 13:30, përcjell "Bota sot".

Kujtojmë se, Afrim Rexhepi është kryetar i invalidëve të UÇK-së, dega në Gjilan. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat