U mbajtën homazhe për dëshmorët e Izniqit

Aktuale

U mbajtën homazhe për dëshmorët e Izniqit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 16:21
U mbajtën homazhe për dëshmorët e Izniqit

Komuna e Deçanit sot ka mbajtur homazhet për dëshmorët e rënë në fshatin Izniqit.

Pas homazheve është promovuar edhe libri “Antologji e Lirisë” nga autorët Fadil Dervishaj dhe Kushtrim Dacaj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes profilit të tij në Facebook ku ka ndarë edhe disa fotografi nga homazhet dhe promovimi.

Ai ka njoftuar po ashtu se shkolla e mesme e ulët e fshatit është emëruar sipas heroit Maxhun Cakaj.

“Me vendimin e ministrit të arsimit z. Shyqeri Bytyqi,shkolla fillore e mesme e ulët e fshatit Irzniq merr emrin e Heroit të kombit Maxhun Çekaj! Nder dhe lavdi djemve dhe vajzave që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat