Abazi tregon si janë ngujuar shqiptarët në zgafellat e Trepçës për të mbrojtur shtetin: Historia po përsëritet...

Aktuale

Abazi tregon si janë ngujuar shqiptarët në zgafellat e Trepçës për të mbrojtur shtetin: Historia po përsëritet...

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:23
Haki Abazi

Republika e Kosovës ka nevojë për një revolucion qytetarë për të rrezuar plaçkitësit e e shtetit, tradhtarët e kombit shqiptar të cilët që nga paslufta kanë gërryer paranë publike, kanë zhvatur e janë bërë milionerë në kurriz të qytetarëve.

Një grup pushtetarësh, të cilët nga asgjëja tashmë janë bërë milionerë, kanë varfëruar popullin dhe e kanë uzurpuar tashmë një pjesë të madhe të Kosovës.

Pasuritë e tyre vetëm sa po rriten, ndëra qytetarët dita – ditës vetëm po varfërohen edhe më shumë.

Që 19 vite nga përfundimi i luftës, qytetarët kanë pritur momentin e shpërthimit, e ky moment nuk duhet të kalojë, tashmë është koha për një revolucion që të bëhet një pastrim i skenës politike aktuale, për t’u zëvendësuar me një pushtet të ri, të cilët ia dinë hallet qytetarëve.

Pushtetarët aktual, përveç të tjerave kanë filluar të bëjnë edhe tradhti me territoret shqitpare. Ato tashmë mund të bëhen pjesë e Serbisë, nëse nuk reagon qytetaria.

Analiti i çështjeve politike në Kosovë, Haki Abazi thotë se, çdo mjet i cili është demokratik duhet përdorur për të mbrojtur shtetin dhe Kushtetutën e vendit.

Abazi për gazetën “Bota sot” thotë se, kur ka qenë nevoja dhe kur e ka kërkuar situata jemi ngritur në këmbë dhe jemi ngujuar nëpër zgafella në horizontet e thella të Trepçës për të mbrojtur shtetin.

“Fatkeqësisht historia po përsëritet që njerëz të estabishmentit politik për interesa të ngushta të veta po sjellin prap në rrezik eksiztencën e shtetit dhe po shkelin Kushtetutën”, thotë Abazi.

Ai thekson se është koha që sovrani të flas dhe të vendos.

“Jo shumë larg nga historia më 1989, kemi dëgjuar të njëjtat arsyetime se Kosova nuk humb asgjë e në fakt humbi të gjitha. Përfaqësuesit e atëhershëm nënshkruan me dorën e tyre suprimimin e Kushtetutës dhe autoritetin e atributet e Republikës. Kjo situatë e ngjashme në kontekst tjetër po paraqitet prap. Disa individ të udhëhequr nga presidenti i vendit janë duke rrezikuar shtetin dhe Kushtetutën dhe ka abortuar natyrën parlamentare të vendit. Kjo nuk mund të tolerohet, sovrani duhet të flasë dhe të vendos”, përfundon Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat