Zyrtari i VV-së propozon që qytetarët të kursejnë nga dasmat për t’i financuar protestat

Aktuale

Zyrtari i VV-së propozon që qytetarët të kursejnë nga dasmat për t’i financuar protestat

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 23:38
Albin Kurti dhe Boiken Abazi

Boiken Abazi ia ka dhënë një mision shumë të vështirë vetës. Po tenton që ti bindë shqiptarët e Kosovës, që paratë që shpenzohen në dasma, të investohen në rrëzimin e qeverisë. Madje, thotë se ky ‘mision’ do të përfundonte me vetëm një përqindje të vogël të mjeteve që shpenzohen në dasma.

Abazi i cili ka ardhur nga Tirana në Prishtinë, ku në kohën e fundit është emëruar edhe si sekretar për Marrëdhënie me Jashtë, në Lëvizjen Vetëvendosje, ka kritikuar koston e shpenzimit të qytetarëve të Kosovës në dasma.

Përmes një postimi në Facebook, Boiken Abazi ka thënë se: “sikur të mobilizohej 1/10 e njerëzve që kanë bërë dasma këtë verë në Kosovë dhe të kontribuohej për demonstrata me 1/20 e kostos të secilës dasëm, jam i bindur që qeveria në Kosovë tashmë do kishte rënë”.

Ai shkon edhe në tej, duke thënë se me këtë veprim do të kishte rënë qeveria e Kosovës dhe se sipas tij urimi “të trashëgoheni” do kishte fituar një domethenie shtesë.

“Me gjithë dashamirësinë ndaj të dashuruarëve që martohen këtë verë dhe familjarëve të tyre, me gjithë mirëkuptimin ndaj kësaj tradite, sikur të mobilizohej 1/10 e njerëzve që kanë bërë dasma këtë verë në Kosovë dhe të kontribuohej për demonstrata me 1/20 e kostos të secilës dasëm, jam i bindur që qeveria në Kosovë tashmë do kishte rënë, dhe urimi “të trashëgoheni” do kishte fituar një domethenie shtesë, për një të ardhme ku brezi i ri nuk lind e rritet në këtë shtypje brutale!”, ka shkruar Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat