Thaçi: Të rinjtë e Kosovës së shpejti do të jenë të barabartë me evropianët - Bota Sot
Thaçi: Të rinjtë e Kosovës së shpejti do të jenë të barabartë me evropianët

Aktuale

E hënë, 15 tetor 2018

Thaçi: Të rinjtë e Kosovës së shpejti do të jenë të barabartë me evropianët

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 14:06
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka uruar të rinjtë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

Ai po ashtu ka thënë se së shpejti do të liberalizohen bizat dhe të rinjtë e Kosovës do të kenë mundësi të barabarta me ata evropianë.

“Kosova ka të rinj dhe të reja shumë të talentuar, me plot energji për të punuar për vendin e tyre. Dita Ndërkombëtare e Rinisë, 12 Gushti, sivjet na gjen në një pozitë më të mirë të të rinjve dhe me një përkushtim më të madh të tyre për njëri-tjetrin, përkundër që ende jemi larg asaj që ata kanë nevojë dhe ne duam. Tash jemi në prag të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe të rinjtë kosovarë së shpejti do të kenë mundësi të barabarta sikurse të gjithë të rinjtë tjerë evropianë. Rinia është forcë e ndryshimeve pozitive në çdo shoqëri dhe fatmirësisht këtë vit edhe ne kemi pasur dinamikë të shtuar të të rinjve për pjesëmarrje në vendimmarrje, por edhe aktivizim më të madh të tyre për t’i bërë vetë ndryshimet që ata i duan. HTH”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test