Njohësi i çështjeve politike: Shpresoj që Thaçi e di se çka po thotë

Aktuale

Njohësi i çështjeve politike: Shpresoj që Thaçi e di se çka po thotë

H.O. Nga H.O. Më 12 gusht 2018 Në ora: 19:47
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj ka vlerësuar deklarimet e fundit për ndarje territoresh. Zogaj thotë se deklaratat e tilla bien ndesh me ato që janë theksuar për 20 vite.

Image
Skender Zogaj

Ai thotë më tutje se shpreson që Presidenti Hashim Thaçi e di se çka po thotë dhe pse po jep deklarime të tilla.

“Fjala e urtë popullore ka vlerësuar se , gjithmonë behanja e qervishit, është një lugë tëlyni!  Kjo po ndodh edhe me deklaratat shqetësuese që po na serviren, duke na befasuar, sepse janë të kundërta me qëndrimet që janë theksuar për 20 vjet!  Deklaratat për ndarje të territorit ose korrigjimin e kufirit, bien ndesh me “paprekshmërinë e kufijve” që e kanë theksuar fuqitë e mëdha! Çdo lloj komenti është i zorshëm, por te shpresojmë se Presidenti e dinë çka po thotë dhe pse po deklaron kështu”, thotë Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat