Kufiri në Merdare vazhdon të jetë më i ngarkuari - Bota Sot
Kufiri në Merdare vazhdon të jetë më i ngarkuari

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Kufiri në Merdare vazhdon të jetë më i ngarkuari

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 22:40
Merdare

Pritjet nëpër pikat kufitare të Kosovës megjithëse me të vogla, ato ende po vazhdojnë në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë në këtë pikë-kalim është deri në 1 orë.

Ndërsa, për të dalë nga Kosova pritjet nuk janë të gjata prej 10 deri 15 minuta.

Ndërsa, në Dheun e Bardhë pritjet për të dalë nga Kosovë janë deri në 30 minuta. Kurset hyrjet   në këtë pikë kalim janë më të vogla.

Në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë, pritjet janë deri në 40 minuta për të dalë nga Kosova. Ndërsa vetëm deri në 10 minuta për të hyrë brenda në Kosovë.

Sipas kësaj qendre, pikë-kalimet tjera kufitare janë më të lira dhe nuk ka kolona të gjata për hyrje dhe dalje nga Kosova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test