Ish mjeku i UÇK-së: Hashimi nuk do të ndalet derisa të na bashkoj me Serbinë

Aktuale

Ish mjeku i UÇK-së: Hashimi nuk do të ndalet derisa të na bashkoj me Serbinë

Nga: H.O. Më: 13 gusht 2018 Në ora: 07:23
Hashim Thaçi

Ish ushtari dhe mjeku i UÇK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka shkruar sërish për Presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Loshi shkruan se ky njeri që e bashkoj Mitrovicën, po e bashkon Kosovën. Madje do ta bashkoj me Shqipërinë dhe nuk do të ndalet derisa të na bashkoj me Serbinë.

Postimi i plotë:

Tash po del se Hashim Thaçi ka kapacitet për t? dhuruar më shumë sesa që ne kemi për të pranuar. ???????????? Njeriu që e bashkoi Mitrovicën, tash po e bashkon Kosovën!!! Pastaj do të bashkojë atë edhe me Shqipërinë!!!! Por unë besoj se ky njeri nuk do të ndalet as me kaq. Një ditë do të na bashkojë edhe me Serbinë.

“Ko to kaže ko to laže da Serbija je mala?!

Nije mala, nije mala... dok ima Hašima kralja!”

(Kush thotë, kush gënjen se Serbia është e vogël?!

S’ është e vogël, s’është e vogël sa ta ketë mbret Hashimin! )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat