“Përmes dosjeve, Serbia e shantazhon Thaçin”

Aktuale

“Përmes dosjeve, Serbia e shantazhon Thaçin”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 gusht 2018 Në ora: 19:13
Hashim Thaçi

"Këmbëngulja e presidentit Thaçi për ndërrim kufijsh si një opsion për zgjedhjen përfundimtare të çështjeve të hapura në mes Kosovë dhe Serbisë, përkundër deklarimit kundër të shteteve mike për këtë opsion, i shërben vetëm Serbisë dhe Rusisë”.

Kështu ka vlerësuar opinionisti, Nexhat Haziri, ku në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se këmbëngulja e Thaçit  në këtë opsion, duhet parë edhe në një drejtim tjetër.

Image
Nexhat Haziri

“Përkushtimi i Thaçit për këtë opsion mund të jetë edhe si rezultat i një marrëveshje me Vuçiçin, që Serbia ti tërheq dosjet nga Gjykata Speciale që kanë të bëjnë me Hashim Thaçin, por edhe dosjet e tjera që kanë të bëjnë me tregtinë e paligjshme që njerëzit më të afërt të Thaçit kanë bërë me grupet kriminale në veri të Kosovës. Pra përmes këtyre dosjeve Serbia po e shantazhon Thaçin, i cili tashmë ka dalur hapur si mbështetës i planeve të Beogradit dhe Moskës për ta rikthyer edhe një herë Ballkanin në jo stabilitet politik dhe në një arenë konfliktesh ku përfitues i vetëm dhe më i madh do të jetë Rusia”,është shprehur opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat