Postimi qesharak i kryetarit të Obiliqit – shkruan në profil privat dhe referohet në vetën e tretë

Aktuale

Postimi qesharak i kryetarit të Obiliqit – shkruan në profil privat dhe referohet në vetën e tretë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 21:11
Xhafer Gashi

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka postuar disa fotografi, teksa shikon ndeshjen në mes “FC Drita” dhe “FC Prishtina.

Ajo që bie në sy në postimin e tij është që Gashi përkundër që ka shkruar në profilin e tij privat në Facebook, ai këtë e ka bërë në vetën e tretë të gjuhës shqipe.

Në postimin e Gashit thuhet: Kryetari Xhafer Gashi ndjek nga afër ndeshjen e futbollit të superkupës së Kosovës, teksa ai këtë postim e bënë në profilin e tij.

“Superkupa e Kosovës mes “FC Drita” dhe “FC Prishtina” Kryetari Xhafer Gashi ndjek nga afër ndeshjen e futbollit të superkupës së Kosovës në stadiumin që bart emrin e legjendës së futbollit “Fadil Vokrri”. Suksese!”, ka shkruar Gashi.

Kohëve të fundit, politikanët vendorë i kanë shpeshtuar gabimet drejtshkrimore nëpër rrjete sociale. Rasti më i fundit ishte postimi i kryediplomatit, Behgjet Pacolli, i cili e kishte shkruar me gabime mbiemrin e presidentit Hashim Thai, duke e shkruar Hashim Thaqi. Po ashtu, ai fjalën mëngjes, ka filluar që ta shkruaj: mëngjez.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat