"Shqiptarët nuk kanë territore të huaja dhe s'kanë çfarë shkëmbejnë" - Bota Sot
"Shqiptarët nuk kanë territore të huaja dhe s'kanë çfarë shkëmbejnë"

Aktuale

"Shqiptarët nuk kanë territore të huaja dhe s'kanë çfarë shkëmbejnë"

H.O. Nga H.O. Më 14 gusht 2018 Në ora: 09:56
Harta e Kosoves

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj ka folur për deklarimet e fundit lidhur më shkëmbimet e territoreve. Duhanaj ka thënë se shqiptarët nuk kanë territore të huaja dhe nuk kanë çfarë të shkëmbejnë.

Image
Leon Duhanaj

“Zhvillimet e fundit në skenën politike kosovare janë vërtetë për keqardhje. Vetë artikulimet për kinse shkëmbim territorësh janë të papranueshme. Shqiptarët nuk kanë territore të huaja dhe s'kanë çfarë shkëmbejnë! Shqiptarët mundën me fitu vetëm duke i forcuar shtetet Kosovë Shqipëri, duke u integruar në BE dhe duke i mbrojtur, përkrahur dhe financuar shqiptarët jashtë kufijve të shteteve.  Njëherësh duke organizuar edhe shqiptarët e doasporës që të bashkohen në ngritjen e mirëqenies në atdhe”, thotë Duhanaj për “Bota sot”.

Ai thotë më tutje se të gjitha opcionet tjera, nuk janë asgjë tjetër pos përpjekje për ta mbuluar tradhëtinë me kuazi patriotizëm.

“Natyrisht që Kosova ka detyrim të kujdeset për shqiptarët e luginës dhe se kërkesa për t'i mbrojtur ata është legjitime. Por, a u  konvenon shqiptarëve lëvizja e kufijve në ketë situatë dhe mbi të gjitha kur ato kufij pretendohen të vihen në trojet shqiptare, kjo është pyetje tjetër”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...