Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahje historisë dhe përpjekjeve për liri - Bota Sot
Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahje historisë dhe përpjekjeve për liri

Aktuale

Haradinaj: Hasan Prishtina i ka dhënë kahje historisë dhe përpjekjeve për liri

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:58
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar heroin Hasan Prishtina me rastin e 85 vjetorit të vrasjes së tij.

Haradinaj ka thënë se figura e atdhetarit dhe vizionarit Prishtina, edhe sot mbetet frymëzim.

“Në 85 vjetorin e vrasjes së tij, me krenari e kujtojmë Hasan Prishtinën, një ndër figurat më të njohura të kombit shqiptar. Hasan Prishtina, organizator i kryengritjeve të pareshtura në Kosovë kundër shtypjes së regjimeve të huaja mbi shqiptarët, i ka dhënë kahje historisë së re dhe përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Sot, e nderojmë figurën e vizionarit dhe përndritësit në ballë të kombit, atdhetarit të angazhuar për kauzën e shqiptarëve, shtetin e pavarur dhe të fortë, i cili na frymëzon edhe sot në rrugëtimin tonë prosperues”, ka shkruar i pari i ekzekutivit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...