Familjarët ende nuk kanë informacione pse u arrestua Ibrahim Matoshi - Bota Sot
Familjarët ende nuk kanë informacione pse u arrestua Ibrahim Matoshi

Aktuale

Familjarët ende nuk kanë informacione pse u arrestua Ibrahim Matoshi

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 11:55
Ibrahim Matoshi, i arrestuar nga policia serbe I Kortezi nga familja e Ibrahim Matoshit

Familjarët e Ibrahim Matoshit ende nuk kanë informacione pse familjari i tyre u arrestua dje nga policia serbe derisa ishte duke u kthyer në Gjermani, pas pushimit që e kishte kaluar në Kosovë.

Mërgimtari nga Gjermania me profesion stomatolog, Ibrahim Matoshi, është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë serbe, në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Familjarët e Matoshit e kanë raportuar rastin. Ibrahim Matoshi është nga Vërbica e Kmetocit.

Media ka kontaktuar me vëllain e Ibrahimit, Musliun, i cili tha se ende nuk kanë marrë ndonjë informatë të saktë se për çfarë është arrestuar i vëllai.

“Ne familjarët nuk jemi në dijeni ende zyrtarisht se për çfarë është arrestuar. Jemi duke pritur për ndonjë informacion në të njëjtën kohë po merret edhe Ambasada e Gjermanisë në Beograd”, tha Musliu për Kallxo.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar mbrëmjen e kaluar pas lajmit të publikuar  për arrestimin nga Policia serbe të mërgimtarit Ibrahim Matoshi nga Vërbica e Kmetocit te pika kufitare e Dheut të Bardhë.

“Ndalimet dhe arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të Republikës së Kosovës nga shteti fqinj mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit”, ka thënë MPJ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...