Ish- mjeku i UÇK-së: Largoni analfabetët nga politika se e morët në qafë vendin - Bota Sot
Ish- mjeku i UÇK-së: Largoni analfabetët nga politika se e morët në qafë vendin

Aktuale

E enjte, 15 nëntor 2018

Ish- mjeku i UÇK-së: Largoni analfabetët nga politika se e morët në qafë vendin

Nga: N.A Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:39
Liri Loshi

Ish mjeku i UÇK, Liri Loshi përmes një postimi në facebook ka kundërshtuar ashpër deklatarat e Thaçit për shkëmbim territoresh

Loshi gjithashtu ka shkruar edhe për propozimet e tjera të dëmshme të Thaçit të cilat I mori pas shpalljes së pavarësisë

Ish mjeku I UCK-së ka theksuar se këta analfabet duhet të largohen nga politika se e morën në qafë vendin

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Ideja për kembim territoresh me Serbinë e ka hutuar jo vetëm opinionin kosovar, por edhe atë ndërkombëtar.Kjo ide po shihet si moment i rrezikshëm i marrdhenieve tona me shtetet që na kanë njohur. Sa pak kompetenca ka Hashim Thaçi dhe çfarë sherri të madh bën. E sikur të kishte kompetenca më shumë?!

Nuk e di a ju kujtohet propozimi i Hashim Thaçit për moratorium me Serbinë për statusin e Kosovës vetëm dy-tri vite para se ajo ta fitonte pavarësinë me vendimin e George Ë.Bush dhe ku politikanët tanë ishin vetëm kukulla teatri për fëmijë. Dhe a ju kujtohet sesi pastaj merrte turr kukulla Hashim Thaçi (bën edhe marioneta) për ta lexuar Deklaratën e pavarësisë? Medemek Hashimi sikur pretendonte se ky ishte ai që solli pavarësinë, ndërkohë që me marrëzi-idetë etij e kishte penguar atë! Nëse gjerat do të rrjedhnin sipas propozimit të Thaçit për moratorium të statusit politik të Kosovës me Serbinë, Kosova sot do të ishte në dialog me Serbinë jo si një shtet i pavarur, por si një territor pa identitet politik. Tash kur shohim se çfarë degradimi politik kemi pësuar në dialog me Serbinë duke qenë shtet i pavarur, merreni me mend se ku do të degradonim në këtë proces dialogu sikur të shkonim pa kartën e identitetit politik! Tash ky Hashimi i moratoriumit vjen me idenë e “korrigjimit” të kufijve me Serbinë! Po sikur shtetet mike të fillonin tash t’i “korrigjonin” (lexo: anulonin) njohjet diplomatike që i kanë bërë shtetit të Kosovës me kufijjtë ekzistues?!

Faleminderit Amerikës që na shpëton nga diletantizmi ynë politik por një ditë edhe Amerika mund të lodhet prej nesh. Si mendoni ju? Që Amerika të na i kryej punët e politikanët tanë të shfrytëzojnë mandatët e tyre për t’u pasuruar në varfëri të popullit dhe në dëm të shtetit?! Largoni more analfabetët nga politika se e moret në qafë vendin dhe ardhmërinë e familjeve tuaja

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test