Presidenti Thaçi: Kujtimi për Shalën do të jetojë gjatë - Bota Sot
Presidenti Thaçi: Kujtimi për Shalën do të jetojë gjatë

Aktuale

Presidenti Thaçi: Kujtimi për Shalën do të jetojë gjatë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:36
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Mujë Shala.

Thaçi vdekjen e Shalës e ka vlerësuar humbje të madhe.

“Vdekja e doktorit Mujë Shala, mikut tim dhe të familjes sime, është humbje e madhe për familjen Shala, për miqtë dhe kolegët e tij. Doktor Shala tërë jetën ia kushtoi profesionit humanist, në shërbim të shëndetit të qytetarëve tanë. Kujtimi për doktorin do të jetojë gjatë. Familjes Shala i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Thaçi

Shala vdiq gjatë ditës së djeshme, kurse varrimi i tij bëhet sot nga ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës. /KosovaPress/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...