MPJ dënon sjelljen destruktive të Beogradit ndaj qytetarëve të Kosovës - Bota Sot
MPJ dënon sjelljen destruktive të Beogradit ndaj qytetarëve të Kosovës

Aktuale

MPJ dënon sjelljen destruktive të Beogradit ndaj qytetarëve të Kosovës

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:59
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës

?Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shpreh shqetësimin me rastin e ndalimit të qytetarëve kosovarë, nga autoritetet e Beogradit, duke thënë se me këtë po shkelen obligimet e dala nga marrëveshjet e Brukselit dhe liritë e të drejtat evropiane për lëvizje të lirë dhe paprekshmërinë e dinjitetit human.

Më këtë lloj sjellje klandestine, me justifikimet nga më të ndryshme, qofshin ato të natyrës teknike apo procedurale, autoritetet e Beogradit edhe një herë, po dëshmojnë se vazhdojnë të funksionojnë sipas praktikave dhe mentalitetit Millosheviqian, thuhet në reagim.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ri-thekson se institucionet e Republikës së Kosovës, refuzojnë kategorikisht këtë sjellje të Beogradit, dhe në vijë me praktikat e brendshme dhe ndërkombëtare, do të shqyrtojë të gjitha veprimet ligjore dhe institucionale kundrejt Beogradit.

Në linjë me këtë përkushtim, MPJ tashmë i ka komunikuar institucioneve të BE-së shqetësimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe se në rast se nuk ndërhyhet shpejt në korrigjimin e Beogradit, nga ana e tyre, do të detyrohen të veprojnë sipas masave ligjore në dispozicion.

MPJ është në proces të informimit me partnerët ndërkombëtarë në lidhje me arrogancën e papërmbajtshme të Beogradit, duke e bërë të qartë se kjo nuk i shërben normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, si dhe pengon rrugëtimin evropian të rajonit, për të cilin Beogradi në vazhdimësi shfaqet destruktiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...