Kociançiq: Kosova e Serbia duhet të definojnë zgjidhje të qëndrueshme - Bota Sot
Kociançiq: Kosova e Serbia duhet të definojnë zgjidhje të qëndrueshme

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Kociançiq: Kosova e Serbia duhet të definojnë zgjidhje të qëndrueshme

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:13
Maja Kociançiq

Komisioni Evropian ka përsëritur qëndrimin se Beogradi e Prishtina duhet të përcaktohen për zgjidhje të përhershme, që do të ishte e qëndrueshme dhe realiste duke respektuar të drejtat ndërkombëtare.

Lidhur me gjendjen e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Maja Kociançiq, deklaroi se më 24 qershor, kryetarët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksasndar Vuçiq, patën një dialog intenziv dhe tejet produktiv në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe janë pajtuar që të takohen sërish në shtator, bëjnë të ditur mediet serbe.

“Dialogu në ndërmjetësimin e BE-së ka për qëllim të arrihet bashkëpunim të përhershëm mes të dyja palëve, të ndihmojë të realizojnë përparim drejt rrugëtimit në BE dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Zgjidhja e përhershme do të thotë zgjidhje qëndrueshme dhe realiste në kuadër të të drejtave ndërkombëtare. Palët duhet të përcaktojnë një qëndrim të përbashkët me pëlqim të ndërsjellë”, deklaroi Maja Kociançiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test