Filloi fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave

Aktuale

Filloi fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë sot janë shpërndarë fletë informuese lidhur me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa nga përgjigjet lidhur me liberalizimin e vizave, proces që pritet të ndodhë në fund të vitit.

Lidhur me këtë fushatë, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka shkruar në Facebook se qytetarët e Kosovës do të bëhen edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç kanë qenë përherë.

Ja postimi i plotë i saj:

“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin ‘Nëna Terezë’, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave.

Pra, filloi fushata për liberalizimin e vizave. Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë.

Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë...”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat