Bahtiri fton liderët politik dhe institucional që të bisedojnë për dialogun - Bota Sot
Bahtiri fton liderët politik dhe institucional që të bisedojnë për dialogun

Aktuale

Bahtiri fton liderët politik dhe institucional që të bisedojnë për dialogun

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 18:46
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës iu ka bërë një thirrje publike liderëve të institucioneve shtetërore dhe atyre të partive politike që të mblidhen në një tryezë të përbashkët më 23 gusht ku temë kryesore do të jetë dialogu me Serbinë.

Bahtiri nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook shpreson se ftesës së tij do t’i përgjigjen pozitivisht.

Postimi i Bahtirit:

Të nderuar liderë të institucioneve shtetërore dhe të partive politike,

Ditët që po i kalojmë nën ombrellën e temës së dialogut me Serbinë, nëntemat që do të fliten dhe procesi që do të zhvillohet, neve si klasë politike na obligon të jemi të përgatitur plotësisht.

Duke pasur parasysh se qyteti i Mitrovicës lidhet ngusht me këtë proces, unë si Kryetar i Komunës i bëj thirrje publike të gjithë krerëve partiakë që përfaqesohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët me datën 23.08.2018 në ora 11:00 në ambientet e Komunës së Mitrovicës, e që si temë kryesore do të jetë Dialogu me Serbinë.

Unë besoj shumë që secili prej jush është i angazhuar politikisht për zgjidhjen më të mirë të kësaj sfide dhe për atë arsye jam i bindur që do t'i përgjigjeni pozitivisht ftesës sime.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...