Ilir Deda krahason Hashim Thaçin me Sllobodan Millosheviqin e Franjo Tugjmanin

Aktuale

Ilir Deda krahason Hashim Thaçin me Sllobodan Millosheviqin e Franjo Tugjmanin

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2018 Në ora: 19:37
Ilir Deda

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se të njëjtin mendim për ndryshimin e kufjeve sikurse të presidentit të Kosovës  Hashim Thaçi  kishin edhe Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman.

Për më tepër, ai përmes një postimi në Facebook e ka vënë në pikëpyetje kontributin e Thaçit në  normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Postimi i plotë:

Sllobodan Millosheviqi dhe Franjo Tugjman mendonin njejtë si Thaçi sot, që “Perëndimi do ta përkrahë çdo marrëveshje bilaterale pë ndryshim kufijsh” në ish-Jugosllavi. 
Pas gjithë atyre viktimave, shkatërrimeve dhe krimeve më të rënda që nga Lufta e Dytë Botërore, kufijtë mbetën ashtu siç ishin. Të tillë edhe do të mbesin.
E Thaçi, as që do të jetë akter në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat