Zëvendësministri i Drejtësisë ia kujton Presidentit Thaçi betimin në Kuvend

Aktuale

Zëvendësministri i Drejtësisë ia kujton Presidentit Thaçi betimin në Kuvend

Nga: H.O. Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:15
Hashim Thaçi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zëvendësmnistri në Ministrinë e Drejtësisë, Florian Dushi ia ka kujtuar Presidentit Hashim Thaçi, betimin e tij në kohën kur kishte marr këtë pozitë.

Dushi përmes një postimi në Facebook ka shkuar betimin e presidentit para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

BETIMI i presidentit para Kuvendit të Republikës së Kosovës!

“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”

LIGJI Nr. 03/L-094 
Për Presidentin e Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat