KMDLNj – bashkatdhetarëve: Shmangni udhëtimet nëpër Serbi

Aktuale

KMDLNj – bashkatdhetarëve: Shmangni udhëtimet nëpër Serbi

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 12:02
KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me arrestimin  e shtetasve nga Kosova gjatë kalimit të tyre neper Serbi, sidomos ata që jetojnë dhe punojnë në perëndim.

Ky këshill thekson në reagim se autoritetet serbe i ndalojnë qytetarët tanë, pa e pasur të qartë arsyen se pse po ndodhin këto.

“Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për lëvizje të lirë e cila , ose nuk respektohet fare , ose respektohet vetëm pjesërisht. Autoritetet serbe po i keqpërdorin bisedimet duke shkaktuar probleme për shtetasit e Kosovës që , për shkaqe të ndryshme udhëtojnë përmes Serbisë si dhe për shtetasit e Kosovës që punojnë apo jetojnë në shtetet perëndimore duke i ndaluar ata , duke i arrestuar dhe duke i detyruar të paguajnë para për lirimin e tyre ndonëse nuk kanë arsye për ndalimin e tyre”.

“KMDLNj , edhe më parë , edhe tash e ripërsërit kërkesën që , në të gjitha rrethanat kur ka mundësi të përdoret një rrugë alternative e udhëtimit , shtetasit e Kosovës dhe bashkatdhetarët t’i shmangen udhëtimit përmes Serbisë në mënyrë që të kursehen nga pritjet e qëllimshme në vendkalimet kufitare , maltretimeve nga policia serbe gjatë udhëtimit dhe arrestimeve të mundshme për vepra që shteti serb , sipas nevojave politike dhe të tjera sajon dosje , si arsyetim për t’i mbajtur nën arrest dhe për t’iu zhvatur para”

Sipas këtij këshilli autoritetet kosovare  janë të pafuqishme të ndikojnë në këto raste.

KMDLNj  thotë se  për shkak të raporteve të çrregulluara me Serbinë dhe shkaku se Serbia nuk ka gatishmëri të bashkëpunojë edhe në rastet e privimit nga liria kërkon që të formohet një mekanizëm joqeveritar që do të kishte mandat t’i vizitojë personat e privuar nga liria

Rasti i fundit i arrestimit të bashkatdhetarëve, është arrestimi i Ibrahim Matoshit, me arsyetim se dyshohet për një vepër penale të vitit 1999 .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat