Pesë muaj burg për ish- asamblistin e PDK-së për sulm ndaj gazetarit

Aktuale

Pesë muaj burg për ish- asamblistin e PDK-së për sulm ndaj gazetarit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:52
Nexhat Dedia

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish- asamblistit të PDK-së në Mitrovicë,  Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqit.

Pesë muaj burg i janë dhënë ish- asamblistit të PDK-së, Nexhat Dediajt ndërsa të pandehurit tjetër Labinot Krasniqi i është shqiptuar dënimi me katër muaj burgim.

Të dy këta akuzoheshin për kryerjen e veprave penale “kanosje”, “lëndimi i lehtë trupor” dhe “asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, pasi që të njëjtit më 26 janar 2016 në Vushtrri i kishin shkaktuar lëndim trupor gazetarit, Gazmend Morinës.

“Me 20 korrik të vitit 2016, Prokuroria Themelore e Mitrovicës kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Nexaht Dedia dhe Labinot Krasiqni për sulm fizik të bërë ndaj gazetarit Gazmend Morina”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Gazetari, Gazmend Morina, më 26 janar 2016 është rrahur fizikisht me shufra hekuri nga ish-asamblisti i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, Nexhat Dedia dhe Labinot Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat