Imami i Podujevës ireagon Gëzim Kelmendit: Jemi bijë të shqiptarisë, jo të osmanlinjëve

Aktuale

Imami i Podujevës ireagon Gëzim Kelmendit: Jemi bijë të shqiptarisë, jo të osmanlinjëve

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:48
Gëzim Kelmendi

Bekim Jashari, imam nga qyteti i Podujevës i është kundërpërgjigjur sot ish-deputetit, Gëzim Kelmendi i cili dje tha se “shqiptarët janë bijë të osmanlinjëve”.

Imami Jashari në një postim në faceboom ka dalur kundër kësaj deklarate.

Ai ka thënë se Adem Jashari, Zahir Pajaziti e mijëra martirë tjerë, janë bijë të shqiptarisë.

“Ajo çfarë është mjaft duhet t’i themi mjaft. Nuk duhet të heshtim dhe ju ftojë të reagoni ndaj secilit që ofendon dhe përulë kombin tonë dhe figurat tona të ndritura”, ka shkruar Imami nga Podujeva.

Ky është postimi i plotë:

Tha: Jemi bijtë e osmanlive?!
U befasova e u ndieva i prekur rëndë me një deklaratë të një “politikani” që merr guximin të flasë në emër të Shqiptarëve se kinse ne qenkemi bijtë e osmanlive. I them atij dhe secilit që ka mendim të kësaj natyre të rrezikshme, se Adem Jashari e Zahir Pajaziti si dhe qindra dhe mijëra dëshmorë e martirë të kombit, ishin bijtë e Shqiptarisë dhe se ata u flijuan në emër të Shqiptarisë e jo si osmanli.
Ajo çfarë është mjaft duhet t’i themi mjaft! Më nuk do të heshtim dhe ju ftojë që të reagoni ndaj secilit që ofendon dhe përulë kombin tonë dhe figurat tona të ndritura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat