“Kur ka pi Thaçi venë me babën Haxhin dhe gjyshin Sinanin, ju as opanga s’keni pas”

Aktuale

“Kur ka pi Thaçi venë me babën Haxhin dhe gjyshin Sinanin, ju as opanga s’keni pas”

Nga: N.Sh Më: 15 gusht 2018 Në ora: 20:25
Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka reaguar pas lajmit i cili u publikua se dreka e presidentit të Kosovës Hashim Thaçit i kishte kushtuar 1. 085 euro dhe pas pirjës së 10 litrave verë italianë me vlerë 500 euro.

Ai duke ironiziuar me këtë, thotë se kur ka pi Thaçi vena me babën e tij Haxhin dhe gjyshin Sinani, shqiptarët s’kanë pasur as opanga.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Dreka e Hashim Thaçit  total ishte 1.085 euro, piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro.........

Për besë krejt prej xhelozisë e keni. Pse ju s'po keni pare as për ilaqe se leje mo për diçka tjetër.

Hashimi "hon e zamon" ka pas.

Iiiiiii, kur ka pi ky vena si Sassicaia e  Chateau Latour e  Chateauneuf du Pape,  me babën e vet  Haxhin e babëgjyshin Sinanin, ju as oponga s'keni pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat