Bashkimi Evropian ende nuk e ka marrë draft-statutin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zyra e përfaqësueses së lartë për politika të jashtme Federica Mogherini, ka thënë se nuk e di përmbajtjen e Asociacionit.
Por ka theksuar se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 dhe marrëveshjet e gushtit 2015 janë bazë për punën e Ekipit Menaxhues, duke mos përmendur mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ditë më parë kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Avni Arifi kishte thënë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë thirrje nga BE-ja.
Ndryshe sipas disa raporteve që kanë qarkulluar në media, stafi për hartimin e draftit të Asociacionit kanë dhënë edhe kompetenca ekzekutive kësaj marrëveshje.
Duke hedhur dilema mbi kushtetutshmërinë bashkësisë së komunave me shumicë serbe.