Në mëngjes, në Merdarë pritjet më të vogla

Aktuale

Në mëngjes, në Merdarë pritjet më të vogla

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 08:14
Merdarë

Gjatë ditëve të verës kolonat e gjata nëpër pikëkalimet kufitare po vazhdojnë të jenë të gjata.

Zakonisht, pika më e ngarkuar është ajo e Merdarës.

Përderisa në orët e mbrëmjes në Merdare ishin krijuar kolona të gjata deri në 6 orë, mëngjesin e sotëm është pak më mirë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitare për momentin në Merdarë megjithëse ka kolona për të dalë nga Kosova nevojiten deri në 1 orë e 30 minuta. Ndërsa për të hyrë brenda në Kosovë nëpër këtë pikë kalim kufitar pritjet janë deri në 20 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat