Presidentit i dërgohet një pako me verë të Kosovës

Aktuale

Presidentit i dërgohet një pako me verë të Kosovës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 16:03
Presidenca e Kosovës

(E plotësuar) - Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka dërguar një pako me verë të prodhimit vendor, dedikuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Ky aksion sipas FIQ mbahet pas raportimeve të mediave se presidenti aktual ka shpenzuar mijëra euro në verëra të shtrenjta në kohën sa ka qenë kryeministër i Kosovës.

Pakoja me verë u la para ndërtesës ku gjendet Presidenca pasi që përfaqësues të FIQ nuk u lejuan të hyjnë brenda nga Policia e Kosovës.

Dajana Berisha  drejtoreshë  e FIQ ka thënë se ky është një akt simbolik për t’i sensibilizuar njerëzit që është plotësisht gabim që të shpenzohet paraja publike për pije të shtrenjta.

Berisha: Duhet të arsyetohet shpenzimi i lartë për dreka

“Unë kisha pasur dëshirë me i bërë të qartë presidentit që njerëzit nuk janë budallenj e di, një faturë e tillë, një mijë euro për verë dhe ushqime detare , duhet gjithqysh me pasur një justifikim një argumentim prej kabinetit të Presidentit për çka është organizuar ajo drekë. Drekat zyrtare me mjetet financiare të buxhetit të shtetit duhet me pasur arsyetimin pse janë shpenzuar ato mjete. Megjithatë, me gjithë justifikim e mundshëm janë një shumë e jashtëzakonshme, duke e pasur parasysh situatën e mjerueshme që është nëpër komunat e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Për këtë shpenzim të lartë ajo ka marrë shembull gjendjen e rëndë të krijuar sot në komunën e Suharekës pas reshjeve të shiut.

Ndryshe mediat kanë raportuar për shpenzime të larta të zyrës së kryeministrit në kohën kur këtë pozitë e ka mbajtur presidenti aktual Hashim Thaçi.

***

Përfaqësues të Iniciativës Qytetare FIQ sot kanë dhuruar për presidentin e Ksoovës Hashim Thaçi një pako me verë, prodhime vendore.

Shishet me verë  u lanë para objektit ku gjendet Presidenca pasi që përfaqësues të kësaj organizate jo qeveritare nuk u lejuan të hyjnë brenda në ndërtesë.

Ky aksion simbolik sipas përfaqësuesve të FIQ u bë pas raportimeve në media për harxhimet e presidentit Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër për pije alkoolike.

Motoja e këtij aksioni ishte “President konsumo prodhime vendore më lirë e ke”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat