Dushi e zbulon problemin e madh të Serbisë: Kush po e ndihmon duke e sakrifikuar sovranitetin e Kosovës? - Bota Sot
Dushi e zbulon problemin e madh të Serbisë: Kush po e ndihmon duke e sakrifikuar sovranitetin e Kosovës?

Aktuale

Dushi e zbulon problemin e madh të Serbisë: Kush po e ndihmon duke e sakrifikuar sovranitetin e Kosovës?

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:01
Harta

Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi, thotë se Serbia është problemi i religjionit.

Sipas tij, Serbia ka telashe të mëdha me realitetin e ri të krijuar në Ballkan, sidomos me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, dikush po provon që të ia zgjithë këto probleme Serbisë duke sakrifikuar diçka nga sovraniteti dhe integriteti i Kosovës.

Ja shkrimi i plotë i Folrian Dushit: 

Serbia- problemi i regjionit

Për aq sa Kosova ka probleme me Serbinë, ne edhe mund ta vazhdojmë jetën të lumtur dhe pa ndonjë telashe serioze në të ardhmen.

Por, si duket, Serbia është ajo që ka probleme të mëdha, me vetvehten dhe më realitetin e ri të krijuar në Ballkan. Problem i madh për te duket të jetë liria dhe pavarësia e popujve për rreth, veçanërisht, pavarësia e Kosovës.

Dikush, ndërsa, çuditërisht, po provon t'ia zgjidhë këto probleme Serbisë, qoftë edhe duke sakrifikuar diçka nga sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit tonë!?

Është e pamundur, ajo, Serbia duhet të lihet me problemet e saj dhe të bindet se duhet të heqë dorë nga kontestimi/sfidimi i shtetësisë të së paku pesë shteteve të pavarura në regjion, me çfarë, është ajo që krijon tensione dhe probleme të vazhdueshme në këtë pjesë të Evropës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...