E quajti ambasadorin amerikan palaqo, turp i madh për udhëheqësin e veteranëve! - Bota Sot
E quajti ambasadorin amerikan palaqo, turp i madh për udhëheqësin e veteranëve!

Aktuale

E quajti ambasadorin amerikan palaqo, turp i madh për udhëheqësin e veteranëve!

Nga: N.Sh Më: 16 gusht 2018 Në ora: 19:30
Nasim Haradinaj

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka reaguar pasi udhëheqësi i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj e ka quajtur palaqo ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, shkruan gazeta “Bota sot”.

Duke folur për deklaratën e djeshme të ambasadorit amerikan, Greg Delawie se dorëheqja e prokurorit Elez Blakajt është e dhimbshme, Haradinaj e ka quajtur atë ‘palaço’.

“Pse nuk e mbrojti pra ai ambasadori (Delaëie) palaço prokurorin Elez Blakaj. Ai i dinë krejt, është dashtë me e mbrojt edhe atë sikur po bëjnë në tërë botën”, ka thënë Haradinaj.

E këtë deklaratë e ka quajtur turpruese Ilir Ibrahimi.

Ja postimi i tij:

Dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë kanë rrezikuar dhe sakrifikuar për çlirimin e Kosovës. Ata jane të regjistruar dhe dihen me emër e mbiemër. Ata nuk presin ndonjë benefit, pension, shpërblim, favor nga Kosova. Ata e kanë bërë detyrën të cilën ua ka kërkuar vendi I tyre.

Por ata veteranë amerikanë nuk e meritojnë që udhëheqësi i veteranëve të Kosovës të ua etiketojë ambasadorin si palaqo në një studio televizive.

Dua të besoj që në mesin e atyre që e meritojnë me të vërtetë emrin veteran ka nga ata që e ruajnë virtytin e mirënjohjes ndaj një vendi që në momentet më të vështira i dërgoi bijtë e vet për të luftuar krahë për krahë me ta.

Ambasadori përfaqson shtetin. Ambasadori Amerikan përfaqson Amerikën.

Kur i thua ambasdorit palaqo, ashtu e quan gjithë popullin amerikan. Turp Turp Turp

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...