Vetëvendosje apelon për ndihmë për qytetarët e Therandës - Bota Sot
Vetëvendosje apelon për ndihmë për qytetarët e Therandës

Aktuale

E enjte, 15 nëntor 2018

Vetëvendosje apelon për ndihmë për qytetarët e Therandës

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 23:27
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje po bënë apel tek qytetarët dhe komunat tjera për ti’ dalë në ndihmë Therandës për shkak të vërshimeve.

Në një apel dërguar mediave thuhet se LVV gjatë natës së mbrëmshme u njoftua për përmbytjet e mëdha që kishin përfshirë Komunën e Therandës nga shiu që kishte rënë pa ndërprerë. Ndërkaq sot, përmes Qendrës së saj atje dhe mediave u njoftua për dëmet e jashtëzakonshme që kishte shkaktuar kjo përmbytje nëpër shtëpitë e qytetarëve, institucionet publike e bizneset që operojnë në këtë komunë, si dhe duke ndotur edhe ujin e pijes.

“Në këto rrethana të jashtëzakonshme ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Therandës, por edhe të komunave përreth që t'u dalin në ndihmë lagjeve e vendbanimeve të Therandës. Poashtu, ne i bëjmë thirrje edhe gjithë anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë që të jenë në ndihmë të vendbanimeve në nevojë në mënyrë që sa më parë e sa më lehtë të tejkalohet kjo fatkeqësi. Qeveria e Republikës së Kosovë nuk mjafton që vetëm ta presë bilansin e dëmeve në fund, por duhet që menjëherë t'i dalë në ndihmë Komunës së Therandës me të gjitha kapacitetet e nevojshme për ta lehtësuar sa më shumë këtë gjendje të rëndë atje”, thuhet në apelin e VV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test