Ja si i udhëzonte Agim Çeku anëtarët e komisionit të gënjenin për veteranët

Aktuale

Ja si i udhëzonte Agim Çeku anëtarët e komisionit të gënjenin për veteranët

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 09:12
Agim Çeku

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, kishte menduar gënjeshtrën se si të arsyetohet për listat e fryra të veteranëve të UÇK-së. Madje, ai këshillonte edhe anëtarët e tjerë të komisionit se si të gënjenin.

Prokurori Elez Blakaj në punën e tij të fundit si prokuror nga ngritur aktakuzë ndaj Çekut dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Ata po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njërin nga procesverbalet e këtij komisioni sipas aktakuzës së publikuar nga mediat, Çeku e kishte hallin më të madh se si t’i arsyetonte listën e fryrë  në Dukagjin dhe sipas tij një gjë e tillë do të mund të vërehej.

Por, ai për këtë e kishte menduar një arsyetim të “rremë” duke këshillar edhe anëtarët e tjerë të komisionit.

“Nëse na bëhet pyetja se ku i ka pasur zona e Dukagjinit 15 mijë ushtarë, ne si komision u themi se UÇK-ja nuk i ka pasur të gjithë këta ushtarë të rreshtuar në një ditë, por 45 mijë ushtarë kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe se fluksi më i madh i hyrje-daljeve ka qenë në zonën e Dukagjinit dhe atë të Pashtrikut në kufi me Shqipërinë”, thuhet në aktakuzën.

Çeku aktualisht është zv/ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, ndërsa në të kaluarën kishte qenë edhe kryeministër i Kosovës.

Sipas prokurorit Blakaj, 38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 ”veteranët e rrejshëm”.

Të akuzuar për këtë rast nga prokurori i dorëhequr Blakaj janë; Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat