Kosova dhe Greqia në nëntor organizojnë forumin ekonomik - Bota Sot
Kosova dhe Greqia në nëntor organizojnë forumin ekonomik

Aktuale

Kosova dhe Greqia në nëntor organizojnë forumin ekonomik

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 11:28
Foto nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka pritur në një takim zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi dhe drejtorin e Departamentit për Diplomaci Ekonomike , Guner Ureya, ku u bisedua për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mes të dyja palëve në kuadër të zhvillimit të diplomacisë ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Sipas një komunikate të OEK, në takim u diskutua edhe për organizimin e Forumeve Ekonomike që kanë për qëllim ngritjen dhe zgjerimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve nga sektori ekonomik me vendet që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

“Njëri prej tyre është Forumi Ekonomik që do të organizohet në nëntor, në kryeqytetin grek Athinë, në mes të Kosovës dhe Greqisë, ku do jenë pjesëmarrës ndërmarrësit nga të dyja vendet respektive”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...