Limaj e quan Skënder Çekun burim të frymëzimit për brezat e ardhshëm

Aktuale

Limaj e quan Skënder Çekun burim të frymëzimit për brezat e ardhshëm

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 17 gusht 2018 Në ora: 13:54
Skënder Çekun

Në 20-vjetorin e rënies heroike, Kosova sot nderon dhe përkujton gjeneral major Skënder Çekun.

Kështu ka shkruar lideri i Nismës Social Demokrate, Fatmnir Limaj, ish komandant Çeliku i UÇK-së.

“Si luftëtar i paepur i çështjes kombëtare, Skënder Çeku ishte shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Vepra e Skendër Çekut ishte dhe do të mbetet burim frymëzimi edhe për brezat e ardhshëm. Kosova do t’i nderojë përjetë dëshmorët dhe martirët e rënë të cilët janë themel i lirisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Skënder Çeku!”, ka shkruar ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat