Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve, arrestimin e kriminelëve

Aktuale

Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistëve, arrestimin e kriminelëve

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:19
Aktivistët e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje përmes një kumtese për media ka kërkuar lirimin e shtatë aktivistëve të tyre të arrestuar sot gjatë një aksion simbolik të mbajtur kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, si dhe neglizhencës institucionale që sipas kësaj partie po u bëhet këtyre rasteve.

“7 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që u arrestuan sot gjatë protestës kundër neglizhencës së Policisë së Kosovës për rastet e dhunës ndaj grave iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh. Policia e Kosovës dhe sistemi gjyqësor, ashtu siç po e dëshmojnë ditë e më shumë, janë vendosur në anën e krimit dhe të fortit duke e vazhduar linjën e mos ndjekjes dhe dënimit të kryersve të dhunës dhe duke fajësuar e dënuar viktimat dhe rezistuesit”, thuhet në reagimin e VV-së.

Ata kërkon tutje lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dënimin dhe parandalimin e krimeve ndaj grave në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat