Gashi me komandantin e KFOR-it flasin për gjendjen e sigurisë

Aktuale

Gashi me komandantin e KFOR-it flasin për gjendjen e sigurisë

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 17:59
Ministri Bejtush Gashi, ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Kështu njofton Zyra për Informim e MPB-së.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend dhe përgjatë kufijve të tij. Në takim u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

“Me këtë rast, u tha se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të përparohet ky komunikim. Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj”, thuhet në njoftimin për media të MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat