90% veteranë në qytetin e Haradinajt, i cili fyen Amerikën dhe gëzohet për vrasjet e LDK-së! - Bota Sot
90% veteranë në qytetin e Haradinajt, i cili fyen Amerikën dhe gëzohet për vrasjet e LDK-së!

Aktuale

90% veteranë në qytetin e Haradinajt, i cili fyen Amerikën dhe gëzohet për vrasjet e LDK-së!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 17 gusht 2018 Në ora: 18:58
Greg Delawie dhe Nasim Haradinaj

Se pas luftës në Kosovë, kanë ndodhur gjëra të çuditshme kjo nuk mund të mohohet nga askush.

Prej shumë gjërave që askush nuk i kishte paramenduar që do të ndodhin në Kosovën e pasluftës, mund të veçojmë qindra sosh. Por, gjërat më skandaloze që kemi dëgjuar dhe janë bërë në Kosovë, janë prej politikanëve dhe ish komandantëve apo udhëheqësve të luftës.

Se Kosovës pasluftës iu shtuan qindra komandantë e ushtarë të UÇK-së nuk ishte edhe ndonjë problem shumë i madh. Mirëpo, kur në listat e veteranëve u shtuan mbi 19 mijë persona, normalisht që edhe dëmi do të jetë i madh.

E për këto listat e stërfyera të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të fajësohen komandantët e zonave dhe udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta.

Kosovës, iu shtuan mbi 19 mijë veteranë, të cilët asnjëherë nuk e kanë kapur pushkën me dorë gjatë kohës së luftës së fundit.

Madje, ka raste që veteranë janë bërë edhe shumë persona, të cilët në kohën kur ishte lufta e Kosovës, ishin fëmijë, pra 10 vjeçar, e që normalisht në një moshë të tillë nuk kanë mundur të kontribuojnë me asgjë për luftën e as për Kosovën.

38 milionë e 882 mijë e 400 euro për një vit i kushtojnë buxhetit të shtetit 19.060 veteranët e rrejshëm, të cilët i ka identifikuar prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj.

Shkaku i këtyre listave të stërfryera është mosfunksionimi i shtetit të Republikës së Kosovës, i cili është i kapur prej një grusht politikanësh ish komandantë të luftës, disa prej të cileve ishin vetëm spektator, por jo edhe luftëtarë të lirisië!

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2017, numri më i madh i listave të fryera të veteranëve është në Zonën Operative të Dukagjinit, për rreth 40 përqind.

Deçani, Peja, Gjakova, Prishtina, Skënderaj, Rahoveci dhe Suhareka janë komunat me anomali të statistikave.

Deçani, si vend i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas statistikave të ASK-së, në kohën e luftës kishte 5543 meshkuj të aftë për luftë ndërmjet moshave 18-55 vjeç, ndërsa 4697 prej tyre janë veteranë ose invalid të luftës. Pra, i bie që 90% përqind e burrave të Deçanit janë bërë veteranë, e që sipas një përllogaritjeje del që, ndërmjet 960-1080 ishin ushtarë, jo 4800 sa janë tani në Deçan.

Nga kjo komunë është edhe njëri prej drejtuesëve të veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili mbahet në mend vetëm për deklaratat banale kundër ambasadorit amerikan në Kosovë dhe deklaratës skandaloze që bëri për vrasjet politike të veprimtarëve të LDK-së.

Herën e parë kur Haradinaj e quajti palaqo ambasadorin amerikan Greg Delawie, ishte kur ky i fundit kishte kërkuar që të mos të votohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale. Ndërsa, hera e dytë ishte dy ditë më parë, teksa Delawie e ka komentuar dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj.

“Shpesh del dhe flet për sende që s’i takojnë atij”, është shprehur Haradinaj për Delawie.

Deklarata tjetër skandaloze e Nasim Haradinajt është kur tha “punë e madhe që u vranë njerëzit e LDK-së”.

Deklaratë kjo, e cila me apo pa dashje, tregon qartë se njerëzit e UÇK-së, janë infiltruar në vrasje, dhe një deklaratë e tillë, po të ishte i pavarur sistemi i drejtësisë, do duhej që menjëherë të hetohej.

Nasim Haradinaj, nëse vet nuk është i përlyer në vrasjet politike, atëherë pse vjen me një deklaratë të tillë? Pse e pengon Gjykata Speciale, kur dihet se Gjykatat dhe Prokuroritë e Kosovës nuk guxojnë të marrin vendime për dënime për “komandantët” e luftës.

“Komandantët” asnjëherë nuk e kthyen kokën nga luftëtarët e UÇK-së, asnjëherë nuk i ndihmuan ata që luftuan dhe që dhanë gjithçka për Kosovën. Madje nuk i ndihmuan as ata që mbetën pa gjymtyrët e trupit të tyre, as familjet e dëshmorëve që ranë për këtë tokë, e as veteranët e vërtetë të UÇK-së. Kjo kauzë ka sjellë edhe vetvrasje tek ish-ushtarët e UÇK-së, e këtë gjë nuk bënë të harrojnë as qytetarët e Kosovës e as OVL e UÇK-së!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...