Sejdiu: LDK e VV nuk janë as për orientim e mbikëqyrje të dialogut, e as për rrëzim të qeverisë - Bota Sot
Sejdiu: LDK e VV nuk janë as për orientim e mbikëqyrje të dialogut, e as për rrëzim të qeverisë

Aktuale

Sejdiu: LDK e VV nuk janë as për orientim e mbikëqyrje të dialogut, e as për rrëzim të qeverisë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:09
Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu

Nënkryetari i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se ky subjekt ditë më parë ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërpresë pushimin dhe të rifillojë punënë për shkak të çështjes së dialogut.

Madje sipas Sejdiut, PSD i ka dërguar shkresë zyrtare për këtë gjë kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu po ashtu ka treguar se LDK dhe VV nuk i kanë jap nënshkrimet për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me fazën finale të dialogut.

Postimi i plotë i Sejdiut:

2 gusht – Partia Socialdemokrate (PSD) përmes një konference për media ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ndërpresë pushimin dhe të rifillojë punën për shkak të çështjes së dialogut.

3 gusht – Grupi Parlamentar i PSD-së i është drejtuar kryekuvendarit Kadri Veseli me shkresë zyrtare për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit, duke e ftuar atë që ta ftojë mbledhjen e Kryesisë për datën 6 gusht, për ta caktuar seancën e veçantë për dialogun.

6 gusht – Kadri Veseli ktheu përgjigje përmes së cilës njoftoi se Kuvendi nuk do të fillojë punën deri në javën e dytë të shtatorit. Në përgjigjen e tij, ai përmendi procedurat e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme.

7 gusht – PSD iu drejtua dy partive të tjera opozitare (LDK dhe VV) me kërkesën për mbështetje drejt sigurimit të nënshkrimeve të nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në lidhje me fazën finale të dialogut. Bashkëngjitur kësaj kërkese iu është dërguar edhe lista e nënshkrimeve, përmes së cilave do të mundësohej thirrja e kësaj seance dhe marrja e përgjegjësisë nga ky institucion për procesin e dialogut.

Sot, më 18 gusht – Asnjë nënshkrim nga LDK dhe VV!

PSD ka propozuar një rezolutë e cila do të kornizonte platformën e bisedimeve të ardhshme, ekipin negociator dhe udheheqësin e këtij ekipi, si dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të këtij procesi nga opozita parlamentare. Të gjitha këto do duhej të miratoheshin nga 2/3 e deputetëve.

Jemi të hapur për propozime të tjera, meqë jemi të bindur se dialogu është dhe duhet të jetë mbi gjithash çështje e Kuvendit, jo Presidentit.

Në vend të angazhimit drejt bashkimit opozitar, në kushtet ku do t’i kishim 58 deputetë kundrejt pushtetit të pakicës; LDK dhe VV po vazhdojnë të angazhohen drejt përpjekjes së krijimit të përshtypjes se kinse PSD nuk paska gatishmëri për rrëzimin e qeverisë.

Me 26 korrik, PSD i ka dhënë 12 nënshkrimet e deputetëve të saj për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Sot, më 18 gusht – Asnjë nënshkrim nga LDK dhe VV!

Pra, nuk janë as për orientim dhe mbikëqyrje të dialogut, as për rrëzim të qeverisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...