Deputetja e VV-së: Kriminelët e vërtetë, kush e di po pinë verë italiane apo spanjolle - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Kriminelët e vërtetë, kush e di po pinë verë italiane apo spanjolle

Aktuale

E hënë, 12 nëntor 2018

Deputetja e VV-së: Kriminelët e vërtetë, kush e di po pinë verë italiane apo spanjolle

Nga: A.M. Më: 18 gusht 2018 Në ora: 18:40
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka kërkuar që të lirohet gjashtë aktivistët e partisë së saj të cilët janë të arrestuar nga Polcia e Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se  aktivistët po mbahen në burg, ndërkohë “kriminelët e vërtetë, kush e di po pinë verë italiane apo spanjolle, po hanë kallamari apo salmon, po bëjne pazare me prona publike apo po shpërndajnë certifikata veteranesh a pozita këshilltarësh në qeveri e ministri”.

Postimi i plotë:                   

Aktivistët e Lëvizjes po vazhdojnë të mbahen të burgosur.

Ndërkohë kriminelët e vërtetë, kush e di po pinë verë italiane apo spanjolle, po hanë kallamari apo salmon, po bëjne pazare me prona publike apo po shpërndajnë certifikata veteranesh a pozita këshilltarësh në qeveri e ministri.

Rina, Patriku, Arta, Çlirimi, Elona, Atdheu e Diellëza sot janë të mbyllur në qeli, mendoj se janë të mllefosur, të mërzitur e të shqetësuar, por e di se do të mbahen, se do të dalin nga aty edhe më të fortë.

Janë të rinjë dhe besoj se kanë ndjenja e emocione të përziera, nga pafuqia përball një realiteti që ata bëjnë përpjekje ta ndryshojnë, te mllefi për mosveprimin e institucioneve që u vriten grat e fëmijët para syve.

Nga brenga për realitetin e hidhur të cilin po e jetojmë, tek shpresa e besimi për një të ardhme më të mire.

Nga një plogështi e apati e një mase të madhe të bashkëqytetarëve, tek angazhimi aktiv, tek veprimet e revolta e domosdoshme e aktivistëve, deri në kohën kur në këtë vend secili kryen me përgjegjësi detyrat e veta, ku secili jep llogari për veprimin ose mosveprimin e vet, ku kriminelët janë në burgje e të rinjët në studime, aksione, aktivitete kulturore, shoqërore e politike.

Aktivistët tanë nuk thyhen e nuk ndalen, ata kaliten dhe vazhdojnë betejat deri në realizimin e ëndrrave që kanë.

E aktivistët tanë, këta të rinjë që po mbahen në qeli, nuk kanë vetëm ëndrra për dashurinë, për sportin, kulturën e argëtimin, ata janë idealistë, ata nuk do të pushojnë së vepruari për një Kosovë ku dhuna ndaj grave e vajzave nuk është diçka e zakonshme dhe e pranueshme.

Nuk e kanë të lehtë këtë betejë, sfidat me të cilat do të përballen nuk do të jenë të pakta, por ata nuk janë vetëm, dhe ata kanë vullnetin, kanë dijen e guximin, andaj dhe do të fitojnë, ashtu si historikisht kanë fituar ata që kanë qenë në anën e drejtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test