Gjuriq: Nëse ka marrëveshje me Kosovën, serbët do të kenë më shumë territor - Bota Sot
Gjuriq: Nëse ka marrëveshje me Kosovën, serbët do të kenë më shumë territor

Aktuale

E diel, 18 nëntor 2018

Gjuriq: Nëse ka marrëveshje me Kosovën, serbët do të kenë më shumë territor

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 10:39
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka numëruar disa nga arsyet që sipas tij e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshje finale mes dy vendeve.

Ai ka thënë se “përderisa shqiptarët dhe serbët jetojnë në të njejtën zonë, por me interesa të ndryshme”, atëherë sipas tij nuk mund të ketë marrëveshje historike.

Në një intervistë Gjuriq ka theksuar se Serbia ka interes për marrëveshje finale, por që nuk është shumë optimist.

“Kemi përgjegjësi ndaj të ardhmes së popullit tonë, dhe nuk duhet ta lëmë këtë problem për brezat e tjerë”, tha Gjuriq.

“Nëse do të ketë zgjidhje të problemit të Kosovës, atëherë Serbia dhe serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta. Kjo do të përmirësojë pozitën e tyre aktuale”, thotë Gjuriq.

Sipas tij, në qoftë se arrihet deri të një zgjidhje atëherë pozita e serbëve në Kosovë do të përmirësohet.

“Ky është vetëm një problem i popullit tonë, dhe duhet të zgjidhet pasi është me interes kombëtar”, deklaroi tutje ai. Marko Gjuriq pretendon se marrëveshja finale duhet të jetë gjithpërfshirëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test