Yagcilar takohet me Erdogan, e falënderon për mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Yagcilar takohet me Erdogan, e falënderon për mbështetjen për Kosovën

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:58
Mahir Yagcilar dhe Recep Tayyip Erdogan

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë vizitës zyrtare në Ankara, mori pjesë në Kongresin e gjashtë të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai me këtë rast u takua edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re në krye të shtetit turk.

Yagcilar ka falënderuar Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat