Murati: listat e veteranëve janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak - Bota Sot
Murati: listat e veteranëve janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak

Aktuale

Murati: listat e veteranëve janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 22:41
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka theksuar se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale, kjo nuk do shumë fakte për ta dëshmuar.

“Numri i mbi 60.000 veteranëve luftëtarë e dëshmon këtë. Nuk ka variant, sado fleksibël, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë”, thotë ai.

Postimi i Muratit në Facebook:

Se listat e veteranëve luftëtarë janë manipuluar në funksion të klientelizmit partiak e klaneve kriminale, kjo nuk do shumë fakte për ta dëshmuar. Numri i mbi 60.000 veteranëve luftëtarë e dëshmon këtë. Nuk ka variant, sado fleksibël, që mund ta çojë numrin e veteranëve luftëtarë në më shumë se 25.000 vetë. Me këtë akt po shtrembërohet e vërteta mbi luftën çlirimtare. E kjo është lufta jonë pra, përpjekja e djemve dhe vajzave më të mira të kombit, gjaku i dëshmorëve. Por po plaçkitet edhe buxheti i shtetit. Buxheti ynë, xhepat tanë, paratë tona, pra. Paratë e shtetit nuk janë të huaja, por janë tonat. Gjithashtu, se diçka nuk po shkon mirë me sistemin tonë të drejtësisë, nuk është dashur shumë mend për të konstatuar. E tash krejt kjo çka po ndodh me deklaratat e ish-prokurorit Elez Blakaj, me këto të kryeprokurorit Lumezi, të kryeministrit Haradinaj e krye-parlamentarit Veseli, e vërtetojnë këtë kalbje të sistemit të drejtësisë. Ajo që është evidente deri më tani është ndërhyrja e klaneve politike dhe grupeve kriminale për ta fundosur sistemin e drejtësisë. Tash o duhet institucionet e shtetit dhe politika, një politikë e re që do duhej ndërtuar mbi konsensusin e luftimit të krimit, të ndërhyjnë për të rregulluar sistemin, o në mungesë të vullnetit politik duhet qytetarët të ndërhyjnë urgjentisht për të ndërruar këtë politikë aktuale të degraduar moralisht, në mënyrë që të vendoset në binarë normal sistemi i drejtësisë. E pa vendosjen e sundimit të ligjit, mos të presim avancim në asnjë fushë të jetës duke u nisur prej ekonomisë, arsimit, shëndetësisë e deri tek sporti, ambienti e kultura etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...