Analisti politik në Kosovë, Faik Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë, gjegjësisht dorëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale në Kosovë, Elez Blakaj.
Krasniqi shkruan se Balakaj do ta kishte fatin e njëjtë me Dino Hasanajn.
“Prokurori Elez Blakaj do ta kishte fatin e njëjtë me të ndjerin Dino Hasanaj. Por kanë dallim mes Blakaj dhe Hasanaj, sepse i pari nuk ka qenë i involvuar në pisllëqe me këta hiena të politikës, kurse i dyti ka qenë katalizator i krimit ekonomik në Kosovë!”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.